“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës,” Rama i “tërheq veshin” OKB-së

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 22:03 | Aktualitet
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe

Kryeministri Edi Rama i ka “tërhequr veshin” OKB-së, e cila së fundmi në një deklaratë i është referuar Kosovës dhe Serbisë si “Prishtina dhe Beogradi.”

Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një “screenshot” nga një titulli një deklarate të botuar në sajtin zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara rreth marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Beogradi dhe Prishtina” ?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar për të është “Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë,” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk do ta përdorte termin e saktë me qëllim. Ju lutem jepni menjëherë sqarime,” shkruan Rama në postimin e tij.

https://twitter.com/ediramaal/status/1638282772350488600?s=20

Titulli i sjellë si shembull nga Rama ishte: “Deklaratë që i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm- për marrëveshjen e rrugës së normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Lajmi në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos