All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Nuk dinim si t’i prishnim”, policia britanike iu sekuestron trafikantëve dhomën me euro

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 08:04 | Bota
All - Paragraf - 1

Policia e Londrës sekuestroi një sasi rekord prej 5.8 milionë eurosh në para të thata, pas një operacioni të madh droge, që çoi të premten në dënimin e tre personave.

Sipas shtypit vendas, të arrestuarit gjatë deklaratës së tyre në polici kishin thënë se ishin aq shumë para sa nuk dinin se si t'i shpenzonin.

All - Paragraf - 3

Oficerët që ruanin një shtëpi në  Fulham kishin parë një burrë, Ruslan Shamsutdinov, ndërsa po largohej nga shtëpia me çanta të rënda të cilat i mbante me vështirësi. Burri u arrestua pasi ngarkoi çantat me para në një makinë.

Më pas efektivët nisën kontrollet dhe brenda në shtëpi gjetën 5.8 milion euro. "Sekuestrimi i një shume të madhe parash"-raporton CNN, ndodhi më 5 qershor të vitit të kaluar, "por vetëm tani është zbuluar nga autoritetet". (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos