Skena me kalimin e këmbëve në filmin “Basic Instinct” të vitit 1992 është një nga më ikoniket e kinemasë moderne.
Dhe Sharon Stone e risolli këtë skenë në Berlin, aty ku u vlerësua me çmimin “Femra e Vitit” në ceremoninë e organizuar nga “GQ Men”.
Aktorja 61-vjeçare ishte veshur me një minifund dhe kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin, u ul në karrige, nisi fjalimin dhe kaloi njërën këmbë sipër tjetrës. (A2 Televizion)