“Nuk e duan punën”, Musk kritikon amerikanët: Merrni shembull kinezët

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 11:14 | Bota
“Nuk e duan punën”, Musk kritikon amerikanët: Merrni

Elon Musk ka kritikuar popullin amerikan për etikën e tij të punës dhe lavdëroi punëtorët kinezë.

Kreu i Tesla tha se amerikanët “po përpiqen t’i shmangen punës”, ndryshe nga kinezët, të cilët “qëndrojnë deri vonë në punë”.

Në një intervistë për “Financial Times”, Musk tha: “Mendoj se do të ketë shumë kompani të fuqishme kineze në të ardhmen. Në Kinë ka shumë njerëz të talentuar dhe që punojnë shumë. Nëse një punë duhet mbaruar, ata e mbarojnë duke qëndruar edhe jashtë orarit. Ata nuk dalin fare nga fabrika nëse nuk ka mbaruar puna. Ndërkohë, këtu në Amerikë njerëzit as nuk duan të shkojnë në punë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/09/ruset-kercenojne-elon-musk-miliarderi-nese-vdes-ne-menyre-te-mistershme-gezohem-qe-u-njohem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos