Nuk është kohë për të marrë rreze, helikopteri i policisë “qorton” plazhistët si në filma

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 15:51 | Kapur në kamera

Kur je në një nga rivierat më të bukura të Europës si ajo në Salerno, dhe dita është plot diell, tundimi për të shijuar rrezet mund të jetë shumë e madhe. Por jo në këtë periudhë të jashtëzakonshme që po përjeton Italia dhe gjithë Europa, ku thirrja e vetme është “rrini në shtëpi”.

Disa të rinj italianë, për sfidë ose ndoshta thjesht pa menduar shumë, po shijonin flladin në shkëmbinjtë e portit të Pastenës, një lokalitet në jugun e Italisë.

Por menjëherë, një helikopter i Policisë afrohet afër vendit ku ndodheshin të rinjtë, duke i kujtuar atyre rregulloren e firmosur nga Qeveria italiane, ku nuk lejohet asnjë ndalesë  pa arsye, si blerja e ushqimeve ose rruga për në punë.

Të rinjtë normalisht u bindëm menjëherë, disi të frikësuar. Do vinë kohë më të mira, kur skena të tilla prej filmi do të harrohen, por sot nuk është ende ajo ditë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos