“Nuk iu përgjigj asnjë pyetje të opozitës”, Kalemaj: Përse McGonigal u bë investitor strategjik?

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 21:00 | Politikë
“Nuk iu përgjigj asnjë pyetje të opozitës”,

Debati me mocion me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal në Kuvend ishte në qendër të Debatit në A2 CNN.

Politologu Ilir Kalemaj u shpreh se kreu i qeverisë u paraqit i përgatitur në këtë seancë, por nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve. Sipas tij, Rama nuk dha asnjë shpjegim se përse ish-agjenti i FBI hante darka e dreka me të dhe mori statusin e investitorit strategjik.

“Rama ishte përgatitur për përgjigjet. Ishte njohur me akuzat dhe kundër akuzat dhe kishte mjaftueshëm kohë dhe erdhi pas deklaratave të Escobar, ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë bën punën e tij. Rama foli 20 minuta dhe iku. Nuk iu përgjigj pyetjeve të Berishës dhe Alibeajt. Iu përgjigj përmendjes së emrit. Tha ato që donte të ishte. Pranoi që Duçka ishte këshilltar i tij. Por nuk iu përgjigj pyetjeve se përse ky person që vinte në Shqipëri, pritej nga kryeministri, hanin dreka bashkë, bëhej investitor strategjik. Është kryeprokurori i SHBA në një interpelancë në Kongres që tha se çështja impakton sigurinë e SHBA në lidhje me aktorë të tretë që mund të kenë paguar McGonigal dhe ky përbën cenim të sigurisë kombëtare”, tha Kalemaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos