Nuk ka asnjë të prekur, por shpall emergjencën nga koronavirusi

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 08:28 | Bota
Nuk ka asnjë të prekur, por shpall emergjencën nga koronavirusi

Ndonëse nuk ka asnjë person të prekur nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina, qyteti i San Francisco-s vendosi të shpall gjendjen lokale të emergjencës.

Autoritetet e qytetit të katërt më të madh në Kaliforni, bëjnë me dije se vendosën që të marrin këtë masë, për të ndërgjegjësuar publikun, që të përgatitet për përhapjen e mundshme, të këtij virusi të rrezikshëm.

“Edhe pse nuk kemi asnjë rast mes rezidentëve të San Francisco, duhet që të jemi të përgatitur, pasi harta globale e përhapjes së koronavirusit po zgjerohet me ritme shumë të mëdha”, u shpreh kreu i bashkisë, London Breed.

Qendrat Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, u shpreh një ditë më parë, që shtetet amerikane duhet të përgatiten për përhapje komunitare, pas shpërthimit të virusit në shumë vende të ndryshme të botës.

SHBA-ja deri në këto momente ka pasur 14 raste me koronavirus, të cilat janë trajtuar dhe vetëm 2 prej tyre ishin përhapur nga njeriu te njeriu. Gjithashtu janë dhe 39 raste të amerikanëve të evakuar nga anija kroçierë “Diamond Princess”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos