“Nuk ka datë për zgjedhje”, vendimi i presidentit Meta vë në lëvizje ambasadorët

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 13:28 | Aktualitet
“Nuk ka datë për zgjedhje”, vendimi i presidentit Meta

Pas vendimit të Presidentit që shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ambasadorët e huaj në vendin tonë u vunë menjëherë në lëvizje.

Kryediplomatët e BE-së dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama. Burime konfidenciale nga takimi thonë për A2 CNN se prej tyre është kërkuar që të vijohet me zgjedhjet e 30 qershorit.

"Të vijohet me procesin zgjedhor. Çdo shkelje e Kushtetutës duhet hetuar", mësohet të jenë shprehur ndërkombëtarët.  

Ndërsa, para takimit me kryeministrin Edi Rama, ambasadorët e vendeve të BE-së ishin në një takim me ambasadorin Soreca në zyrat e delegacionit europian.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos