Nuk ka prova që sugjerojnë se vitamina D mbron nga Covid-19

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 13:58 | Bota
Nuk ka prova që sugjerojnë se vitamina D mbron nga Covid-19

Nuk ka prova të mjaftueshme që të sugjerojnë se vitamina D, mbron nga Covid-19.  Një panel ekspertësh në Britaninë e Madhe thonë se nevojiten më shumë studime. Megjithatë, të gjithë këshillohen të marrin suplemente të vitaminës D, gjatë sezonit të dimrit për të ruajtur kockat dhe muskujt e shëndetshëm.

Personave më të rrezikuar në Britaninë e Madhe po u ofrohen suplemente falas. Autoritetet shëndetësore zhvilluan një analizë të shpejtë të të dhënave mbi lidhjet mes vitaminës D dhe Covid-19, pasi disa studime sugjeruan se ajo mund të luajë një rol në përgjigjen imunitare të trupit ndaj viruseve respiratore. Por, studiuesit britanikë nuk gjetën prova të mjaftueshme për ta rekomanduar atë për parandalim apo trajtim të sëmundjes.

Ekspertë të shëndetësisë që shqyrtuan të dhënat, thanë se nevojiten më shumë studime të kontrolluara para se të arrihet në konkluzione.

Marrja e vitaminës D, është veçanërisht e rëndësishme këtë dimër, për shkak të sasisë së kohës që qytetarët po kalojnë brenda shtëpisë për t’u mbrojtur nga koronaviursi. Kjo ka reduktuar sigurimin e vitaminës nga rrezet e diellit, që janë edhe burimi kryesor.  

Vitamin D mund të merret edhe nga ushqime të caktuara, si vaji i peshkut dhe drithërat dhe gjithashtu suplementet. Ekspertët këshillojnë të gjithë, veçanërisht të moshuarit, të marrin suplemente të vitaminës D prej 10 mikrogramë, çdo ditë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos