
Gjermanët synojnë të nisin vaksinimin kundër Covid-19, të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, deri më 27 dhjetor, në varësi të dhënies së miratimit nga rregullatori i BE.
Lajmi u konfirmua nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në një konferencë.
Të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë në frontin e parë, do të jenë grupet e para që do të vaksinohen.
Së fundmi, Gjermania ka përjetuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Instituti Koch parashikon një përkeqësim të situatës edhe në ditët e ardhshme, edhe pse kancelarja Merkel ka vendosur masa më të forta shtrënguese gjatë festave të fundvitit. (A2 Televizion)