“Nuk ka sinjale që Rusia po konsideron përdorimin e armëve bërthamore”

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 15:30 | Bota
“Nuk ka sinjale që Rusia po konsideron përdorimin e armëve

Aktualisht nuk ka sinjale se Rusia po konsideron përdorimin e armëve bërthamore në luftën në Ukrainë. Ashtu si shërbimet amerikane të zbulimit, edhe inteligjenca britanike vlerëson se për momentin nuk janë vërejtur aktivitete të dyshimta që të sugjerojnë një masë të tillë dramatike.

Kreu I Agjencisë së Inteligjencës Kibernetike dhe të sigurisë, Jeremy Fleming, paralajmëroi se çdo diskutim për armët bërthamore është shumë i rrezikshëm dhe duhet treguar kujdes. “Mendoj se putin është i shqetësuar për rreziqet e përshkallëzimit dhe pavarësisht mënyrave të neveritshme që po përdor në këtë luftë, po qëndron brenda doktrinës sa i përket armëve bërthamore”, deklaroi Fleming.

Sipas tij Rusia është e dëshpëruar dhe kjo mund të shihet në shumë nivele të shoqërisë dhe makinerisë së luftës. Por megjithatë, shton ai, sulmet me raketa rreth Ukrainës tregojnë se Moska është ende shumë e aftë për të shkaktuar dëme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/11/te-mos-fryhet-artificialisht-lavrov-arme-berthamore-vetem-nese-rusia-rrezikon-asgjesimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos