Vijojnë sulmet rreth Ukrainës, Kievi: Nuk do të frikësohemi

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 10:49 | Bota

Sirenat e alarmit ranë sërish në Kiev dhe qytete të tjera Ukrainase, 1 ditë pas valës më të gjerë të sulmeve që prej fillimit të luftës. Qyteti i Zaporizhias në jug të vendit, u bë shënjestër e bombardimeve të reja gjatë natës, ndërsa më shumë se 10 raketa goditën infrastrukturë civile.

Autoritetet raportojnë për viktima e të plagosur, ndërsa thuhet se mes godinave të sulmuara është një shkollë. Moska lëshoi mbi 100 raketa rreth Ukrainës ditën e hënë, në atë që Putin e cilësoi një reprezalje kundër sulmit në urën e Krimesë.

Bilanci i përditësuar i bombardimeve flet për të paktën 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur. Nje sërë qytetesh janë pa energji e ujë të pijshëm, pas goditjes së rrjeteve hidrike dhe elektrike. Në një fjalim gjatë natës, Volodimir Zelensky detajoi dëmet e shkaktuara dhe u zotua se do të rindërtojnë gjithçka.

https://www.youtube.com/watch?v=pte0XiwwiI0

“Jam pranë universitetit të Shevcenkos, i cili së shpejti do të festojë 190-vjetorin e krijimit. Sulmet ruse e dëmtuan, por ne do ta riparojmë. U godit gjithashtu shtëpia e mësuesve të qytetit, ku dikur ka punuar këshilli qendror i Ukrainës. Pas meje është parku Shevcenko, i shënjestruar po ashtu nga raketat. Janë dëmtuar edhe një sërë muzesh…e infrastrukture tjetër kulturore e civile. Kush lufton kështu? Duan ta kthejnë Ukrainën në shekullin e 18-të”, deklaroi Zelensky në një postim ku tregon zonat e goditura të qendrës së qytetit.   

https://a2news.com/2022/10/11/19-viktima-ne-kiev-sot-mbledhje-virtuale-e-g7-macron-sulmet-ndryshojne-dinamiken-e-luftes/

Kievi është zotuar se nuk do të frikësohet nga fushata e terrorit të Moskës, dhe se do të vijojë kundërofensivën për të rimarrë territorin e aneksuar nga Rusia në jug dhe lindje të vendit. Shtetet  e Bashkuara dënuan me forcë ato që i quajtën sulme brutale kundër shënjestrave joushtarake, me Biden që i premtoi Zelenskit më shumë ndihma ushtarake, kryesisht sisteme të mbrojtjes ajrore.

https://a2news.com/2022/10/10/bombardohet-ukraina-zelensky-putin-po-perdor-dronet-shahed-qe-mori-nga-irani/

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh i tronditur nga sulmet dhe i quajti një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos