
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja është duke kaluar një moment të shkëlqyer te Vitesse në Holandë, e cila në këtë pikë të kampionatit është duke luftuar për vendin e tretë në renditje.
19-vjeçari shqiptar shënoi një gol shumë të bukur në përballjen që Vitesse luajti këtë javë përballë ekipit të Zwolle.
Në javën e 31 të kampionatit holandez, Broja ka shënuar plot 10 gola për Vitesse, duke u bërë golashënuesi kryesor për ekipin e tij. (A2 Televizion)