
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me protestën e heshtur të lojtarëve të Iranit në Botërorin e Katarit, ku refuzuan të këndonin himnin kombëtar në ndeshjen e parë, në shenjë proteste ndaj dhunës që po ushtrohet së fundmi nga regjimi iranian.
Sipas të dhënave më të fundit, lojtarët e Iranit janë kërcënuar se do t’iu torturohen dhe burgosen të afërmit nëse në ndeshjen e fundit në grup ndaj Shteteve të Bashkuara nuk ndjekin ritualet dhe nuk këndojnë himnin.
Një burim për CNN bën me dije se një përfaqësues i Rojeve Revolucionare është takuar me 26 lojtarët e përfaqësues pas ndeshjes me Anglinë dhe iu ka komunikuar pasojat që do të kishin nëse do të ndiqnin të njëjtën rrugë dhe në takimet e radhës në grup.
Më pas, një grup oficerësh të Rojeve Revolucionare janë vendosur në vendin ku po qëndron skuadra e Iranit në Katar dhe po monitoron të gjithë lëvizjet, si dhe të huajt që hyjnë e dalin.
Gjithashtu, me përfaqësuesit ushtarakë të regjimit është takuar dhe trajneri i Iranit, Carlos Quieroz, i cili më herët kishte deklaruar se lojtarët kanë të gjitha të drejtat që të protestojnë. (A2 Televizion)