
Tefik Osmani komentoi në “Murin magjik” golin e Casemiros, që i dha fitoren Brazilit ndaj Zvicrës.
“Duket sikur mbrojtësit janë vendosur mirë, janë 4 mbrojtës zvicerianë kundër dy brazilianëve, por shikojmë që qendërmbrojtësi nuk e bën mirë kohën e presionit. Edhe pse kombinimi është i mirë, mbrojtësi duhet t’i bënte presion Casemiros, jo të qëndronte aq larg”, tha Osmani.
“Ka meritë edhe Casemiro, pasi nuk është e lehtë të jesh gjysmë i kthyer nga porta dhe të godasësh me aq saktësi”, shtoi Tefik Osmani. (A2 Televizion)