
Sali Berisha sulmoi sërish kreun e PD, Lulzim Basha për mënyrën se si po sillet me demokratët duke përmendur dhe përjashtimin e Flamur Nokës nga komisioni parlamentar i sigurisë.
Berisha u shpreh se Basha është mbyllur në zyrën e tij nga frika dhe merr vendime prej aty.
“Ka ndodh një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin, i ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kapur një frikë e tmerrshme. Nuk ju takon. Merr vendime nga zyra. Së fundmi tha dhe përjashtova dhe Flamur Nokën nga detyra. Po dy gjëra do iu them. Në mënyrë absolute asnjë prej jush nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. Vetë është peng i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. Imagjinojeni. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë? Ai duhet të largohet sa më parë”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)