Nuk kishin mbuluar flokët me shami, sulmohen dy gratë në Iran

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 11:49 | Bota
Nuk kishin mbuluar flokët me shami, sulmohen dy gratë në Iran

Dy gra janë sulmuar në një market në Iran pasi nuk kishin vënë shami. Në video e filmuar nga kamerat e sigurisë të biznesit tregojnë momentin kur njëra prej tyre sulmohet nga një klient.

Incidenti ka ndodhur në Shandiz, qytet në veri-lindje të vendit pranë Mashhadit. Njëra prej grave nuk po mbante shami kurse tjetra nuk e kishte vendosur sipas rregullave.

https://twitter.com/AdamAlbilya/status/1642171978470572033?s=20

Pas një debati, në një moment burri në video u derdh kos në kokë të dyja grave përpara se të përballej me shitësin.

Sipas BBC, sulmuesi u arrestua për prishje të rendit publik, por drejtësia iraniane urdhëroi gjithashtu arrestimin e dy grave. Ato akuzohen për shfaqje të flokëve në publik, një veprim që konsiderohet i paligjshëm në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos