
Ndaj dy personave të tjerë ka nisur procedimi penal pasi nuk kishin mbyllur pikat e basteve sportive.
Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi, bën të ditur se dy rastet janë konstatuar në Tiranë dhe në Klos të Burrelit.
Dy shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike , dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.
Në Tiranë u procedua penalisht , shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan pajisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.
Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit. (A2 Televizion)