Nuk ndalen protesta kundër rritjes së çmimeve, studentët e Korçës dalin në rrugë

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 09:46 | Aktualitet

Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve janë përhapur në shumë qytete të vendit dhe tashmë atyre po i bashkohet çdo hallkë e shoqërisë.

Qindra studentë në Korçë kanë braktisur auditorët, ditën e premte, dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar për kostot e larta të jetesës dhe rritjen e naftës.

Në protestë kanë dalë studentë nga të gjitha fakultetet të cilët marshuan në rrugët kryesore të Korçës, për t’u bashkuar në Universitetin Bujqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos