Nuk ndalen tërmetet, regjistrohet një tjetër mëngjesin e së dielës

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 08:22 | Aktualitet

Një tjetër lëkundje është ndjerë rreth orës 07:00.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter.

Sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ndërkohë thellësia e lëkundjeve ishte 10 km.

Tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 51 të vdekur si dhe mbi 750 të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos