
Paris Saint-Germain duhet të festonte titullin një natë më parë në ndeshjen ndaj Lille dhe kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por parisienët janë turpëruar 5 me 1 nga ndjekësit e vendit të dytë.
Një humbje e tille për Paris nuk ndodhte që prej vitit të largët 2000. Nëse për objektivat e tyre kjo humbje nuk përbën rëndësi, për Lille fitorja veçse prestigjioze është edhe mjaft e rëndësishme pasi konsolidon vendin e dytë me 8 pikë diferencë nga Lion.
Një sezon ëndrrash ky për “ujqerit” që nëse do të arrinin të ruanin këtë pozicion deri në fund, do të riktheheshin në Champions pas plot 8 sezonesh. (A2 Televizion)