
Kartonët e verdhë thuajse nuk mungojnë në asnjë ndeshje futbolli, ku zakonisht lojtarët ndëshkohet për ndërhyrje të rënda apo ndërprerje aksioni.
Por nga Premier League ka ardhur edhe një karton i verdhë mjaft i çuditshëm, ngjarje e cila ka ndodhur pasditen e së shtunës në fitoren 2-0 të Burnley-t ndaj Cardiff-it.
Në fundin e pjesës së parë Ashley Barnes dhe Joe Bennett pati një zënkë me njëri-tjetrin dhe në kulmin e gjaknxehtësisë, Barnes i befason të gjithë duke e puthur kundërshtarin e tij në hundë.
Puthja qetësoi gjakrat, por jo arbitrin, i cili nuk i fali lojtarët, duke i ndëshkuar të dy me kartonin e verdhë. (A2 Televizion)