
Novak Djokoviç i rikthehet sërish zakonit të vjetër. Sportisti Serb, ka hequr dorë nga dy turnetë e radhës së tenisit dhe kjo për shkak të kërkesës së tij për mos u vaksinuar. Diçka e tillë është e ndalur kategorisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë tenistit serb i duhet të heq dorë nga një tjetër event i rëndësishëm .
Mbrëmjen e të dielës, 35-vjeçari ka marrë vendimin për t'u tërhequr nga BNP Paribas Open në Indian Wells, vetëm disa ditë para nisjes së turneut në Kaliforninë Jugore, si dhe disa orë përpara se të hidhej shorti i turneut. Për organizatorët, diçka e tillë nuk është e negociueshme dhe për këtë asnjë prej tyre nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme.
Vitin e kaluar, Novak Djokoviç humbi turneun Australian Open vetëm për shkak se nuk pranoi të vaksinohet duke theksur se më mirë preferonte të humbte turneun sesa të kryente vaksinën. (A2 Televizion)