“Nuk prisja ndryshime në qeveri”, Koçi: Mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS, për fuqinë e mesazhit të kryeministrit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 21:54 | Politikë
“Nuk prisja ndryshime në qeveri”, Koçi: Mbledhja me dyer

Mbledhja e Asamblesë së PS-së u zhvillua me dyer të mbyllura për të rritur fuqinë e mesazhit të kryeministrit Rama. Kështu e sheh deputeti socialist Petro Koçi, i cili nuk priste nga kjo mbledhje ndryshime në qeveri.  

“U zgjodh formati i një mbledhje me dyer të mbyllura për të rritur fuqinë e fjalës së km dhe anëtarët e asamblesë. Kur mbahen për publikun duket si hipokrizi e retorikë politikë dhe ky format ishte për të dhënë mesazhin drejtpërdrejt se kjo është një situatë që kërkon reflektim në ndërgjegjen e gjithsecilit. Nuk kam pritur ndryshime të thella në qeveri. Ka qenë pritshmëri mediatike. Çështja e ndryshimeve në qeveri është në tagrin e kryeministrit dhe unë nuk kam pritur ndryshime në qeveri, pavarësisht natyrës së Ramës për të papritura. E kam menduar si format që do shqyrtonte çështje partiake. Kam pritur që mbledhja të fokusohet te struktura e partisë dhe mendoj që këtë herë kryeministri u kap te kjo pjesë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar sa prevalon partia me përfaqësuesit në pushtet”.

Në lidhje me shkrirjen e sekretariatit të PS-së, ai tha se partia ka nevojë për balancim dhe lidership më protagonist.

“Të gjithë kanë merita dhe Gjiknuri në qarkun e Elbasanit e tejkaloi objektivin. Unë gjykoj që partia në raport me përfaqësimin në pushtet është pak në nivelin e duhur për nga zëdhënia e protagonizmi dhe kjo çoi në gjykimin e kryeministrit për të propozuar shkrirjen e sekretariatit. Peshën e zëdhënies politike, qeveria, kuvendi dhe jo thjesht partia ka nevojë për një balancim. Na duhet lidership më protagonist. Dhe kjo nevojë u mbështet nga asambleja”.

Anashkalimi i çështjes së Arben Ahmetaj në këtë mbledhje për Petro Koçin është çështje e drejtësisë. Sipas tij vendimi më i rëndësishëm është heqja e imunitetit dhe dhënia e lejes për arrestim. Çdokush që mund të ketë probleme me drejtësinë ka vetëm një gjykim. Vendimi më i rëndësishëm është heqja e imunitetit dhe dhënia e lejes për arrestim. Reforma në drejtësi është meritë e PS dhe kjo që po ndodh është një furtunë që e ka ngritur vetë PS, prandaj dhe qytetarët e votojnë PS edhe pse ka ndodhur që përfaqësuesit e saj të niveleve të larta të shkojnë në bankën e drejtësisë. Ne nuk vëmë politikën mbi drejtësinë. Duhet të ketë një dispozitë statuti që e bën automatikisht përjashtimin. Është një gjë që duhet ta verifikoj. Mendoj se ky vendim nuk është i pengueshëm. Qasja e opozitës ishte komuniste. Unë besoj që këto janë raste e procedura që duhet të jenë serioze. Opozita u përpoq të thoshte që drejtësia jemi ne. Kjo është jo serioze”.

Edhe analisti Afrim Krasniqi nuk priste ndryshime në qeveri nga mbledhja e Asamblesë socialiste, por ajo që ndodhi sipas tij ishte përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e fundit.

“Nuk ka, pritur ndryshime në qeveri. Është rasti tipik që ka humbur sensin e një partie ku diskutohet, një mesazh që Rama u jep që; mbipushteti është personal. Përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e fundit. Askush nuk e ngriti këtë çështje në Asamble për një individ që është në kërkim. Kemi të bëjmë me një dosje që përfshin një numër të madh zyrtarësh dhe është krijuar një sistem. Ka një lloj stepje nga ata individë. Kjo është tipike sesi një parti nga një parti që debatohej është kthyer në parti e “yes man” ku nuk ka vlerë as Asambleja, as kryesia”.

Po kështu edhe analisti Ben Andoni nuk priste ndryshime në qeveri, pasi sipas tij në PS mungon mea culpa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos