Nuk pushojnë provokimet në ajër, SHBA denoncon sjelljen e pilotëve rus

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 22:56 | Bota

Janë bërë gjithmonë e më të shpeshta provokimet midis forcave ruse dhe atyre amerikane, në çdo cep të botës.

Kësaj radhe është zona e Mesdheut, ku sipas komandës së forcave ajrore amerikane, një aeroplan me funksione patrulluese u shënjestrua të dielën nga një avion luftarak rus i tipit SU-35, një nga më të avancuarit e Moskës.

Sipas amerikanëve, fluturimi  i pilotit rus ishte “tërësisht jo profesional dhe provokativ”, dhe diçka e tillë ndodh për herë të dytë në katër ditët e fundit.

Avion luftarak rus i tipit SU-35, një nga më të avancuarit e Moskës

“Veprimi rus ishte tërësisht kundra rregullave të fluturimeve ndërkombëtare, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e mjetit tonë”, deklaroi komanda amerikane.

https://a2news.com/2020/04/16/rusia-shqeteson-shba-ne-hapesire-teston-raketen-kunder-sateliteve/

Nuk ka munguar reagimi rus, me anë të një deklaratë të ftohtë ku pohohej se një SU-35 ishte ngritur nga baza siriane nën kontroll rus, Hmeimim, dhe se ndodhej në hapësirë ndërkombëtare me qëllim identifikimin e një mjeti që po i afrohej bazës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos