Nxehet moti në rrethin polar, por dimri nuk dorëzohet në disa pjesë të globit

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 16:32 | Bota
Nxehet moti në rrethin polar, por dimri nuk dorëzohet në disa

Një valë nxehtësie ka përfshirë Rrethin Polar duke zhvendosur këtë javë, të ftohtin e Arktikut drejt Kanadasë.

 Në kushtet e pranverës arktike, e cila sjell shkrirjen e përvitshme, kjo ngrohje e menjëhershme me 22°C ka ngritur temperaturat pranë 0°C dhe duke dyfishuar shkrirjen e sipërfaqeve akullnajore.

Largimi i të ftohtit nga Arktiku po favorizon edhe kushtet e motit në Veri të Evropës ku kjo javë sjell mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Ndryshe paraqitet Evropa Jugore ku nga java në javë, jugu kalon nga dimri në pranverë dhe nga pranvera në dimër dhe më e theksuar kjo thyerje stinore do të jetë në gadishullin Iberik dhe atë të Ballkanit.

Të dy këto skaje jugore të kontinentit nuk do të gjejnë paqe të motit edhe në maj, muaji i fundit i pranverës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos