Nuk shihej që nga koha e Neandërtalëve, publikohen pamjet e kometës që “vizitoi” Tokën

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 13:22 | Teknologji

Natën e kaluar, një kometë e rrallë jeshile kaloi shumë pranë Tokës, për herë të parë që nga koha e Neandërtalëve, 50 mijë vite më parë.

Lajmin për afrimin e kometës e nxori astronautët dhe të apasionuarit pas eventeve të qiellit jashtë në të ftohtin e shkurtit për të parë “spektaklin” që po ndodhte 42.5 milionë km larg nga planeti ynë.

https://twitter.com/rami_astro/status/1620995329255706625?s=20&t=zUFcNOLJ8Wqvnx-uPajsrA

Pati nga ata që nuk mundën ta shihnin shkëmbin hapësinor teksa bënte kalimin e tij për shkak të kushteve jo të favorshme të motit, por edhe nga ata fatlumë që mundën të kapnin momentin e kalimit të kometës.

Ata që mundën ta fotografonin kometën C2022/E3, e cila u zbulua vetëm vitin e shkuar, përdorën pajisje të specializuara për kamerat, teleskopë apo edhe dylbi.

Kometa tani pritet të zbehet ngadalë nga qielli ynë gjatë javës së ardhshme, megjithëse do të ketë ende mundësi për ta parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos