Nuk u njoftuan palët, Apeli shtyn shqyrtimin e ankimimit për lirimin e Klevis Balliut

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 10:53 | Politikë
Nuk u njoftuan palët, Apeli shtyn shqyrtimin e ankimimit për lirimin e

Gjykata e Apelit Tiranë shtyn për të mërkurën shqyrtimin e ankimimit të Prokurorisë kundër vendimit që liroi ish-deputetin Klevis Balliu.

Seanca e sotme u shty për shkak të problemeve në njoftimet e palëve.

Jashtë sallës, Klevis Balliu u shpreh se kjo tregon se shteti nuk funksionon. Ai e konsideroi procesin ndaj tij politik dhe po ashtu arrestimet e protestuesve opozitarë.

Në ankimin e depozituar në Apel, prokuroria kërkon caktimin e masës "arrest shtëpie" për Balliun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos