
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi menjëherë në rrjetet sociale pas vendimit të Senatit për të mos ta shkarkuar për akuzat e ngritura ndaj tij për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit.
Përmes një video disa sekondëshe Trump bën me dije se është ende presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe tashmë në mënyrë të përligjur.
Më vonë Presidenti postoi në Twitter duke thënë se të nesërmen në mesditë do të dalë me një deklaratë publike për atë që e quajti fitoren e vendit kundër mashtrimit të shkarkimit. (A2 Televizion)