Avioni del nga pista, merr flakë dhe ndahet në tri pjesë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 17:56 | Bota

Një avion doli nga pista dhe pasi mori flakë në tri pjesë në aeroportin e Stambollit të mërkurën pasdite. Fatmirësisht nuk ka viktima, por 21 persona janë lënduar pas aksidentit.

Avioni Boeing 737, i cili kishte ardhur në Stamboll nga Izmiri me 177 pasagjerë, po ulej në aeroportin “Sabiha Gokcen” ndërkohë që moti ishte me shumë lagështirë.

Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët pasi të gjithë udhëtarët u larguan. Ministria turke e Mbrojtjes tha se aksidenti kishte ndodhur për shkak të uljes së vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos