
Të paktën 33 persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar pas rënies së një orteku në një autostradë malore ne rajonin Van në Turqi.
Rreth 300 punonjës të ekipeve të shpëtimit gjendeshin në zonën, pranë kufirit lindor me Iranin, pasi një ortek i cili ra me herët gjatë natës, shkaktoi të paktën 5 viktima. Mbi 50 vete besohet të jenë bllokuar nëpër automjete.
Gazeta turke Hurriyet , citoi guvernatorin e rajonit të Van, të thotë se mes të vdekurve janë civilë, efektivë policie, roje sigurie, dhe një zjarrfikës. Operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon, dhe ministria e Brendshme tha se 30 persona ishin nxjerrë të gjallë nga bora. (A2 Televizion)