
Senatori republikan Mitt Romney bëhet i pari që shkëputet nga “vija e partisë” duke deklaruar se do të votojë pro shkarkimit të Presidentit Donald Trump. Ai tha se Trump është fajtor për një abuzim të tmerrshëm të besimit të publikut.
Romney tha se Trump kishte sulmuar në mënyrë flagrante të drejtat zgjedhore të Shteteve të Bashkuara, sigurinë kombëtare dhe vlerat themelore. “Korruptimi i zgjedhjeve për të qëndruar në pishtët është ndoshta shkelja më abuzive dhe më shkatërruese e betimit që mund të imagjinoj”, tha Romney gjatë fjalës së tij.
Senatori republikan pranoi se vota e tij do të ishte me pakicën gjatë gjyqit që po zhvillohet në Senat, por shtoi: “Pavarësisht kësaj do të mund t’u them fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve të mi se bëra detyrën”.
Zëdhënësi i senatorit sqaroi më pas se Romney do të votonte që Trump ishte fajtor për akuzën e abuzimit me pushtetin por do ta shpallte të pafajshëm për akuzën e pengimit të punës së Kongresit. (A2 Televizion)