Nuk zbatohet armëpushimi, konflikti azero-armen shkakton të tjera viktima

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 09:55 | Bota
Nuk zbatohet armëpushimi, konflikti azero-armen shkakton të tjera

Edhe pse u shpall një armëpushim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për t’i dhënë fund luftës disaditore në kufi, duket se ai nuk ka zgjatur shumë.

Forcat armene bombarduan me artileri të rëndë qytetin e Ganjas në Azerbajxhan duke shkaktuar të paktën 7 viktima. Lajmi u dha nga ministria e Jashtme azere.

Ky sulm vjen një ditë më pas marrëveshjes mes palëve për armëpushim në Nagorno-Karabakh, i cili duhet të hynte në fuqi në mesnatë.

Ministria, mes të tjerash shpjegon, se objektiv i sulmit ka qenë një zonë rezidenciale e qytetit të Ganjas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos