Koronavirusi i bllokoi, turistët prej një muaji jetonin në shpellë

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 11:03 | Bota

Gjashtë turistë të huaj që ishin bllokuar nga pandemia në Indi dhe ishin detyruar të strehoheshin në një shpellë pasi iu mbaruan paratë, u gjetën nga policia vendase dhe u dërguan në karantinë.

Katër burra dhe dy gra nga Franca, SHBA, Ukraina, Turqia dhe Nepali strehoheshin në një shpellë pranë Rishikek në shtetin Uttarkhan, në veri të Indisë që prej 24 marsit.

Zona u bë shumë e njohur nga grupi britanik, The Beatles, të cilët shkuan në Rishikesh në vitin 1968 për të shpëtuar nga Beatle Mania dhe për të mësuar rreth kulturës indiane.

Turistët e huaj tashmë janë zhvendosur në Swarg Ashram ku do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë edhe pse nuk kanë shfaqur asnjë simptomë nga koronavirusi.

Sipas inspektorit të policisë Kathait, 6 të huajt jetonin në një hotel në Muni Ki Reti, por më pas iu kishin mbaruar paratë dhe ishin detyruar të strehoheshin në shpellë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos