
Oferta të nxehta dhe lëvizje të bujshme, në prag konkretizimi në Serinë A italiane. Juventus ka gjetur akordin me yllin e Ajax, Matijs De Ligt, i cili është i kënaqur nga një pagë sezonale prej 12 milionë eurosh tek bardhezinjtë.
Në Torino mbetet akoma ëndërr emri i Paul Pogba, por shifra prej 150 milionë eurosh që kërkon United është e kripur nëse finalizohet operacioni i holandezit.
Inter ndërkohë ka avancuar në tratativat për të marrë Edin Dzeko nga Roma. Veç sulmuesit boshnjak, Conte nuk heq dorë nga Romelu Lukaku, i cili i ka shkelur syrin teknikut italian në prononcimet e mëparshme.
Ndërsa Napoli mbetet në pritje të një përgjigjeje nga James Rodriguez që i ka kaluar topin drejtuesve të Real për largimin e tij nga Madridi. (A2 Televizion)