Nxënësit ndihen të kërcënuar nga aksidentet rrugore: Mungojnë sinjalizuesit

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 13:12 | Aktualitet
Nxënësit ndihen të kërcënuar nga aksidentet rrugore:

Nxënësit ndihen të rrezikuar nga aksidentet rrugore gjatë rrugës nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas.

Grejsi, tanimë një nxënëse në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet e që njëkohësisht angazhohet si vullnetare në Kryqin e Kuq, ende ruan kujtime jo të këndshme nga një aksident rrugore në afërsi të shkollës së saj rreth 4 vite më parë.

Shtimin e rreziqeve nga aksidentet rrugore e pohon edhe Kristian Cura, koordinator i ndihmës së parë në Kryqin e Kuq Tiranë.

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Artur Sulçe, vendosja e semaforëve në vendkalimet e nxënësve në shkolla, duhet të jetë një ndër masat e para që duhet të ndërmerret.

Ekspertët e sigurisë rrugore rekomandojnë gjithashtu që në afërsi të shkollave të vendosen edhe sinjalizues të tjerë me qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për shkallën e rrezikut në vendndodhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos