OBSH: Lija e majmunëve, shqetësuese, por për momentin nuk është urgjencë shëndetësore

Nga A2 CNN
26 Qershor 2022, 08:30 | Bota
OBSH: Lija e majmunëve, shqetësuese, por për momentin nuk

Lija e majmunëve nuk mund të konsiderohet për momentin një emergjencë shëndetësore. Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pas një takimi të ekspertëve, ai tha se lija e majmunëve është një kërcënim për shëndetin, evolucioni i të cilit është shqetësues, por se ai ende nuk ka arritur në fazën e një emergjence shëndetësore globale.

“Për momentin, ngjarja nuk përbën një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik, që është niveli më i lartë i alarmit që mund të lëshojë OBSH”, tha Tedros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos