Do të shpëtojë shumë jetë, Biden nënshkruan ligjin për armët

Nga A2 CNN
25 Qershor 2022, 19:19 | Bota
Do të shpëtojë shumë jetë, Biden nënshkruan ligjin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nënshkroi menjëherë ligjin për sigurinë e armëve, i miratuar së fundmi nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, pas ngjarjes së dhunshme të muajve të fundit.

“Kjo është një ditë historike. Me vullnetin e Zotit, do të shpëtojë shumë jetë”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ligji i ri përfshin dispozita që i ndihmojnë autoritetet të mbajnë armët larg nga personat që konsiderohen të rrezikshëm për veten ose të tjerët. Ai gjithashtu kufizon shitjen e tyre te personat që kanë qenë të dënuar më herët për dhunë në familje.

Vetëm gjatë vitit 2020 kanë vdekur mbi 45,000 amerikanë nga armët, qofshin duke u vrarë apo vetëvrarë. Ky ka qenë viti me shifrën më të lartë të viktimave, i regjistruar në historinë amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos