OBSH po mendon për certifikata elektronike për vaksinimin

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 10:46 | Bota
OBSH po mendon për certifikata elektronike për vaksinimin

Organizata Botërore e Shëndetësisë po mendon aplikimin e certifikatave elektronike për personat e vaksinuar, pasi Britania e Madhe miratoi vaksinën e parë anti-Covid.

“Jemi duke vlerësuar me kujdes përdorimin e teknologjisë në përgjigjen ndaj koronavirusit dhe një mundësi është si të bashkëpunojmë me vendet anëtare rreth një certifikate elektronike vaksinimi”, shpjegoi një nga ekspertët e OBSH-së.

Aplikimi i certifikatave elektronike të vaksinimit konsiderohet nga shumë ekspertë si një mënyrë për t’iu kthyer jetës normale, por shumë të tjerë e quajnë atë një shkelje të të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos