Pandemia në SHBA, dita e tretë radhazi me më shumë se 2000 humbje jete

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 07:58 | Bota
Pandemia në SHBA, dita e tretë radhazi me më shumë se 2000

Në Amerikë, u regjistrua dita e tretë radhazi me më shumë se 2000 humbje jete teksa u njoftua për mbi 2900 të tilla, në 24 orët e fundit.

Epidemiologët ngrenë alarmin në këtë situatë mes pasigurisë që shkakton edhe gjendja me politikën.

Vdekshmëria është e frikshme dhe është mes nesh, tha drejtori i qendrës së barnave, Robert Redfield, sipas të cilit, deri në muajin shkurt vendi pritet të regjistrojë në total rreth 450 mijë humbje jete.

Guvernatori i Marryland, gjatë një transmetimi televiziv iu bëri thirrje palëve politike të lënë mënjanë retorikën dhe të bashkëpunojnë në këtë kuadër.

“Gjendemi në mesin e një lufte të ashpër ku nëse nuk ka bashkëpunim do dalim të humbur”, tha republikani Larry Hogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos