Studimi: Vaksina e Modernas garanton të paktën tre muaj imunitet

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 08:56 | Bota
Studimi: Vaksina e Modernas garanton të paktën tre muaj imunitet

Vaksina Moderna do të garantojë imunitet për të paktën 90 ditë pas dozës së dytë. Të dhënat u raportuan nga një studim i botuar në New England Journal of Medicine.

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit testuan nivelin e dy llojeve të antitrupave, tre muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Pas hulumtimeve, ata vunë re një rënie "të lehtë" dhe të pritshme në nivelin e antitrupave. Ajo që mbetet tepër e rëndësishme është fakti se ata nuk vërejtën efekte anësore serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos