All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

OBSH raporton ditën me rekord të infektuarish nga koronavirusi

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 11:15 | Bota
OBSH raporton ditën me rekord të infektuarish nga koronavirusi
All - Paragraf - 1

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se e shtuna ishte një nga ditët më të këqija që nga nisja e pandemisë përsa i përket numrit të personave të rinj të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të grumbulluara, OBSH deklaron se në 24 orët e fundit mbi 212 mijë persona të rinj rezultuan pozitivë me virusin e ri vdekjeprurës me origjinë nga Kina.

All - Paragraf - 3

Shifra të këqija u raportuan nga Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, ndërkohë që rekordi i mëparshëm i të infektuarve me koronavirus ishte regjistruar më 28 qershor me 189 mijë raste.

Deri në këto moment numri i përgjithshëm i personave që kanë rënë në kontakt me virusin Covid-19 në mbarë botën i kalon 11 milionë, ndërsa viktimat janë mbi gjysmë milioni. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos