Ofensiva e Turqisë, Trump “braktis” kurdët: Nuk janë engjëj

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 20:39 | Bota
Ofensiva e Turqisë, Trump “braktis” kurdët: Nuk janë

Presidenti i SHBA, Donald Trump lëshoi një deklaratë të fortë të mërkurën ndërsa fliste para reporterëve për çështjen e ofensivës së Turqisë brenda territorit sirian.

“Nuk është problemi ynë nëse Turqia hyn në Siri dhe kurdët nuk janë engjëj”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

SHBA është duke u përballur me një valë kritikash nga mbarë bota pas vendimit të saj për të tërhequr trupat ushtarake nga Siria, i cili i hapi dritën jeshile Turqisë për të kaluar kufirin dhe për të nisur një ofensive ndaj forcave kurde.

Forcat kurdë për një kohë të gjatë ishin aleatët kyçë të SHBA në Siri për të luftuar ISIS dhe mendohet se një disfatë e tyre do të çonte në një riorganizim të mundshëm të militantëve islamikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos