Sërish stola të thyer, vijon derbi Tirana-Partizani, kësaj radhe për gjobat

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 20:54 | Futboll
Sërish stola të thyer, vijon derbi Tirana-Partizani, kësaj radhe

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar sërish ekipet e Tiranës dhe Partizanit për incidentet e shënuara gjatë ndeshjes së fundit mes tyre, e cila përfundoi me fitoren e thellë 5-1 të ekipit "bardheblu".

Kështu Disiplina vendosi dënimin e Tiranës dhe Partizanit, përkatësisht me 500 mijë dhe 300 mijë lekë, për sjelljen e gabuar të spektatorëve përkatës. Gjithashtu, të dyja klubet duhet të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në sektorët ku ishin vendosur tifozët e tyre.

Mes dënimeve nga ana e Disiplinës është dhe gjoba 100 mijë lekë për klubin e Teutës së Durrësit, po ashtu për sjelljen e pahijshme të tifozerisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos