OKB: Mbi 9 mijë civilë të vrarë që nga nisja e luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 11:16 | Bota
OKB: Mbi 9 mijë civilë të vrarë që nga nisja e

9083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti. Kjo shifër ka dalë nga zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, sipas të cilit janë plagosur edhe 15.779 civilë.

Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate.

OKB-ja paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.

“Kjo ndodh në Mariupol, rajoni i Donjeskut, Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck rajoni i Luhanskut, ku ka supozime se ka një rast të vrasjeve të civilëve. Shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore”, tha OKB-ja.

Më 19 prill, zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë, më 24 shkurt 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos