“Open Balkan”, ambasadori Nesho: “Martesë” interesash të tre vendeve, s’do të jetë afatgjatë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 13:51 | Politikë
“Open Balkan”, ambasadori Nesho: “Martesë”

Ambasadori Agmin Nesho komentoi në A2 takimin e një dite më parë të liderëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup për nisëm e quajtur “Open Balkan”.

Nesho e quajti këtë nismë si një “martesë interesash të tre vendeve”, ndërsa theksoi se nuk do të jetë afatgjatë.

“Ishte një takim i panevojshëm. Mendoj se ka qenë një martesë interesash të tre vendeve që në pozicionet e caktuara kanë pasur objeksionet e tyre kundër Brukselit dhe BE në vonesën e integrimit. Problemi nuk është në hapësirat e lira apo mungesës së tregjeve. Serbia mbetet e pakënaqur nga kushtet që BE i vë Serbisë për të mos patur hapësirat e saj dominuese, si dhe hapësirat e ndryshme gjeopolitike në Ballkan që mund të mundësojnë daljen e Serbisë së Madhe. Të gjitha këto, së bashku me Tiranën zyrtare, që përfaqësohet nga Rama, i cili dështoi për hapjen e negociatave, u janë bashkuar kësaj iniciative, e cila nuk do të sjellë një produkt dhe nuk do të jetë afatgjatë”.

https://a2news.com/2021/07/29/boll-me-na-ftuan-sna-ftuan-rama-nga-1-janari-2023-zero-sekonda-pritje-ne-kufij/

Pavarësisht se liderët deklaruan se nuk do të mbeten peng të politikës, janë vetë ata që zhvillojnë politika të tilla, duke përfshirë politikat nacionaliste serbe”, tha Nesho.

Më tej, ambasadori theksoi se kjo është një alternativë e dalë nga liderët ballkanikë në formë presioni ndaj BE. “Në kushtet kur vetë sistemi ndërkombëtar botëror është brenda tendencave të rritjes së influencave të fuqive të tjera të mëdha dhe në pamundësi që këto shtete t’u japin mundësi vendeve të tyre një zhvillim normal, atëherë nxjerrin një iniciativë të re, e cila nuk përfaqëson përveçse detyrën e tyre për t’u bërë protagonist”, shtoi Nesho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/29/merr-jete-open-balkan-shqiperia-serbia-dhe-maqedonia-e-veriut-firmosin-shengenin-ballkanik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos