
Autobusë të mbushur plot, të gjithë të ndaluar në atë që zyrtarët e Misisipit e cilësojnë si operacionin anti-emigracion më të madhin në historinë amerikane, të kryer në një shtet të vetëm.
“Ne jemi një komb emigrantësh, por mbi të gjitha një komb me ligje”, tha prokurori Mike Hurst.
Zyrtarët e emigracionit ndaluan rreth 680 persona në 6 komunitete të ndryshme në qendër të këtij shteti. “Ne kemi shumë emigrant këtu në Canton dhe nuk e di nëse ata janë me apo pa dokumente”, tha kryebashkiaku Truly.
Këto arrestime erdhën pas një hetimi 1 vjeçar nga zyrtarët e Sigurisë së Brendshme. Ata theksojnë se më përpara kanë gjetur një vendqëndrimi për fëmijët e prindërve që janë ndaluar. Ndërkohë, “Peco Foods”, kompania që zotëron disa godina, në të cilat u kryen shumica e arrestimeve, tha në një deklaratë se po bashkëpunon me zyrtarët amerikanë të emigracionit. (A2 Televizion)