
Forcat e rendit kanë arrestuar dhe proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Ibë e poshtme, në Tiranë, në kuadër të një operacioni për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Gjatë një kontrolli të një zone të pyllëzuar, forcat e policisë kanë gjetur disa fidanë të mbjellë, dhe arrestua në flagrancë 58-vjeçarin P.S., i cili po tentonte të largohej nga skena.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)