Operacioni i padëgjuar policor, sekuestrohen 10 thasë me flokë njeriu në aeroport

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 16:05 | Bota
Operacioni i padëgjuar policor, sekuestrohen 10 thasë me flokë

Një operacion policor i padëgjuar më parë është realizuar nga ekipet e Drejtorisë së Kontrabandës në doganën e Stambollit.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në aeroportin ‘Sabiha Gökçen’ duke ndaluar një pasagjer të huaj pasi gjatë kontrollit iu gjetën 10 thasë me flokë njeriu.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan 450 tufa floku me peshë totale 68 kilogramë dhe u konstatua se ato do të shiteshin në treg për 1 milion e 600 mijë lira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos