Operacioni për kokainën në Fier, reagon ministri Çuçi: Asnjë kompromis me krimin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 19:37 | Kronikë
Operacioni për kokainën në Fier, reagon ministri

Dhjetë persona janë vënë në pranga për një sasi të madhe të dyshuar si kokainë në Fier. Për këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të, shkruan ndër të tjera ministri.

“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit.

Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”, mbyllet reagimi i Çuçit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/24/zbulohet-laborator-kokaine-ne-fier-droga-vinte-nga-kolumbia/
https://a2news.com/video/dea-amerikane-dhe-spak-zbulojne-400-thaset-me-pleh-kimik-e-kokaine-ne-fier-detaje-nga-operacioni/

A2 CNN Livestream

Latest Videos